Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Mjeku i njohur i Spitalit të Pejës, humb betejën me Covid-19

Mjeku i njohur i Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, Dr. Gëzim Berisha, ka humbur jetën si pasojë e infektimit me coronavirus.

Mjeku Berisha, pas një beteje prej disa ditësh me Covid-19, ka ndërruar jetë gjatë paraditës së sotme, në moshë relativisht të re.

Lajmin e për vdekjen e mjekut e ka konfirmuar deputeti i Kuvendit të Kosovës Dr. Ali Berisha.

Dr. Gëzim Berisha ishte pediatër dhe ishte i dashur si për kolegët ashtu edhe për pacientët. I ndjeri tash e disa javë ishte në trajtim spitalor, në Spitalin Rajonal të Pejës i intubuar, si pasojë e prekjes nga virusi Covid-19.

Postimi i deputetit Berisha:

“Të trishtuar nga vdekja jote e hershme Dr. Gëzim Berisha. Tërë jetën ishe i përkushtuar në shërbim për të mirë ndaj të tjerëve. Erdhe nga Shqipëria në rrethana të jashtëzakonshme me perpjekje mbinjerëzore që të na ndihmoje në sherim të të plagosurve në luftë. Ishe veteran i vërtetë i UÇK-së.

Me profesionin e doktorit, si specialist i pediatrisë ishe në shërbim të vazhdueshëm në këtë kohë pandemie në shërim të femijëve dhe të sëmurëve me Covid-19. Kjo sëmundje të mori edhe ty Dr. Gëzim.

Gjithmonë do të kujtohen veprat tua në shërbim të popullit dhe vendit.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, Dr. Gëzim!”, ka shkruar Berisha.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...