Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Mjeku shqiptar nga Kumanova humb betejën me Covid

Kumanovë, 13 nëntor – Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër mjeku shqiptarë. Mësohet se mjeku Shukri Fazliu nga Kumanova nuk e ka fituar betejën me COVID-19. Mjeku Fazliu punonte në spitalin e Kumanovës, ndërkohë që deri tani 21 mjekë dhe infermierë nga ky spital janë infektuar me COVID-19.

Mjeku 49 vjeçar ishte i izoluar në shtëpi me simptoma të lehta. Më pas gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe u detyrua të shtrohej në Klinikën Infektive.

“Fatkeqësisht, edhe një koleg tjetër u largua si viktimë e KOVID-19. Këtë mëngjes më njoftuan se ai ka vdekur. Dy ditë më parë u dëgjova me të, ai ishte në kujdes intensiv në Klinikën Infektive në Shkup. Tha se ishte më mirë se kur erdhi në Klinikë, sepse ne e dërguam në gjendje vërtetë të keqe, por unë dëgjova se ai kishte vështirësi në frymëmarrje, e vetmja gjë që doja ishte të dilte nga kriza”, deklaroi Snezhana Zaharieva, Drejtoresh e Spitalit të Kumanovës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...