Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Morata: Dëshiroj ta përfundoj karrierën time te Getafe

Që në që Atletico Madrid gjithmonë do të jetë skuadra që do ta admirojë, por këpucët do të donte t’i varte si lojtar i Getafes.

Alvaro Morata dëshiron që karrierën e tij ta mbyllë te skuadra spanjolle Getafe.

Spanjolli u rikthye te zonja e vjetër këtë verë dhe që tani është duke kaluar në një formë të shkëlqyer për bardhezinjtë.

Me gjashtë gola të shënuara në tetë ndeshje, Morata është duke e shijuar këtë fillim sezoni te gjiganti italian.

Por, sulmuesi tregon që Atletico Madrid do të jetë gjithmonë në zemrën e tij dhe e lavdëron trajnerin Diego Simeone.

“Ju gjithmonë keni një skuadër që nga fëmijëria, dhe unë jam dhe do të jem gjithmonë për Atleticon”, u deklarua Morata.

“Unë kam pasur një marrëdhënie shume të mirë me Diego Simeonen dhe i dëshiroj çdo të mirë”.

“Unë nuk e di se a do të vesh përsëri fanellën e Atleticos . Tani jam shumë mirë dhe i qetë, por asnjëherë nuk dihet”, vazhdoi spanjolli.

“Unë shpresoj që Ateltico të fitojë La Ligën. Por ata duhet të luftojnë për të në çdo ndeshje, dhe po luajnë shumë mirë në këtë fillim.”

Morata u bashkua nga akademia e Atleticos te skuadra e Getafes në vitin 2007, pastaj kishte eksperiencë edhe te Real Madridi dhe Chelsea.

“Unë dëshiroj që fanella ime e fundit që vesh të jete e Getafes, unë kam raporte shumë të mira me Presidentin dhe njerëzit atje. Unë mendoj që duhet t’i falënderoj ata për atë se çfarë lojtari jam unë sot”, përfundoi 28-vjeçari.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...