Me përhapjen e infeksionit të kovidit-19 në vend dhe tashmë të 50 milionë vetave të tjerë në mbarë globin, Kina vendosi në shkurt të ndalojë shitblerjen e kafshëve ekzotike.
Shkencëtarët besojnë se koronavirusi i ri e pati origjinën te lakuriqët e natës dhe mund të jetë përcjellë te njerëzit nëpërmjet një specieje të ndërmjetme si gjitarët pangolin.
Si vatër fillestare e koronavirusit u identifikua tregu i kafshëve të egra në qytetin e Uhanit.
Prokuroria kineze njoftoi se në nëntë muajt e parë ka ndjekur penalisht më shumë se 15 mijë persona që provuan të shkelin moratoriumin e qeverisë,duke deshmuar serioizitet ne ndjekjen e ketij problemi.
Sfidë tashmë janë bërë shitjet nga interneti që po përdoren në mënyrë klandestine.
Në muajin shkurt, Pekini bëri të ditur se do e rishikojë kornizën e vet ligjore për këtë fushë.
Do ndalohet konsumimi i disa kafshëve të egra, por do vazhdojnë përjashtimet për qëllime mjekësore, siç është shitja e zhguallit të pangolinëve, kockat e leopardëve, lëkura e elefantit, dhe vreri i arinjve që disa mjekë tradicionalë kinezë besojnë se kurojnë sëmundje të ndryshme.
Në muajt e pandemisë, Kina ka regjistruar mbi 90 mijë të prekur nga kovidi-19 dhe raste sporadike vijojnë të identifikohen , ndërsa mbi 4,700 veta raportohen zyrtarisht të kenë mbetur viktima të koronavirusit.