Agjencia Zhurnal.KS
Bota

‘Mos e blloko babagjyshin’, kryeministri italian i kthen përgjigje vogëlushit

Kryeministri italian Giuseppe Conte u ka dërguar një letër fëmijëve ku u thotë se babagjyshi i Krishtlindjeve nuk do të mungojë edhe pse në kohë pandemie.

Kreu i qeverisë u është përgjigjur pyetjeve të një vogëlushi duke i thënë se babagjyshi mund të mbajë maske dhe mund të udhëtojë në të gjithë botën me një leje udhëtimi.

Mediat italiane shkruajnë se një 5-vjeçar i quajtur Tommaso i kishte nisur një letër shefit të ekzekutivit që të mos e bllokonte “Babbo Natale”-n.

“I dashur Tommaso, unë kam lexuar mesazhin tënd dhe dua të të them se Santa Claus më siguroi se ai tashmë ka një certifikatë ndërkombëtare udhëtimi. Ai mund të udhëtojë kudo dhe të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët në botë. Ai më konfirmoi se gjithmonë përdor maskën dhe mban distancën e duhur, për të mbrojtur veten dhe këdo që takon. Unë po ju njoftoj se nuk do të jetë e nevojshme të specifikoni në letrën tuaj për Plakun e Krishtlindjeve se keni qenë të dëgjuar dhe të matur, sepse tashmë i kam thënë unë”, shkruan Conte.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...