Agjencia Zhurnal.KS
Bota

MPJ e Turqisë: Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit palestinez

Izraeli demonstroi edhe një herë “politikën e tij agresive dhe të paligjshme” duke shkatërruar strukturat palestineze përgjatë Bregut Perëndimor, tha Ministria e Jashtme turke të enjten, raporton Anadolu Agency (AA).

“Izraeli shfaqi edhe një herë politikën e tij agresive dhe të paligjshme duke shkatërruar më shumë se 70 vendbanime palestineze, institucione arsimore dhe të kujdesit shëndetësor në Luginën e okupuar të Jordanit dhe duke vendosur të evakuojë dhe shkatërrojë 200 biznese palestineze në qendër të Kudsit Lindor”, tha ministria në një deklaratë.

Këto hapa janë ndërmarrë gjatë pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), e cila rrit ashpërsinë e situatës, thuhet më tej.

Duke nënvizuar se 689 struktura janë shkatërruar në të gjithë Bregun Perëndimor deri më tani në vitin 2020, përfshirë Kudsin Lindor, në deklaratë theksohet se ky shkatërrim çoi në zhvendosjen e rreth 869 palestinezëve.

Turqia do të vazhdojë të refuzojë këto veprime të paligjshme dhe çnjerëzore duke thelluar pushtimin izraelit në territoret palestineze dhe duke shkatërruar vizionin e zgjidhjes me dy shtete, thuhet më tej.

Deklarata përsërit qëndrimin se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit palestinez dhe të mbrojë çështjen e drejtë të Palestinës.

Izraeli pushtoi territoret palestineze, duke përfshirë Bregun Perëndimor, Kudsin Lindor dhe Rripin e Gazës, në vitin 1967.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...