Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

MSH: Për testet e shpejta vendosin mjekët amë

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – 13 mijë njësi të testeve të shpejta për virusin korona megjithëse arritën në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë do të mbeten të paketuara deri në javën e ardhshme. Kjo pasi deri në fund të kësaj jave Komisioni për sëmundje infektive do të hartoj një algoritëm, i cili do të hyjë në protokollin standard të testimeve për pacientët që kanë simptome të CoVid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky dikaster kumtojnë se mjekët amë do të jenë ata, të cilët në bazë të urgjencës së pacientit do të vlerësojnë se çfarë lloj të testit do të bëjnë, PCR test standard apo PCR test rapid.

Ndërkohë, këto njësi të testeve të shpejta 15 minutshe që do të jenë falas sot janë shpërndarë nëpër klinikat interne si në Klinikën për sëmundje infektive, Spitali në Kozle, Spitali 8 Shtatori, Klinika për sëmundje të mushkërive TBC si dhe në 13 spitalet tjera nëpër gjithë vendin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...