Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

MSH: Vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë

Shkup, 11 nëntor, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni thotë se vaksina kundër gripit sezonal ka për të gjithë, pas informacioneve se ka interesim të madh dhe se vaksinat janë harxhuar.

Nga MSH thonë se çdo të premte hapen termine për vaksina për javën që vjen. Ata thonë se këtë vit janë blerë 40 mijë doza, që është numri më i madh deri tani.

“Vaksinat janë falas për grupet e rrezikuara: personat mbi 65 vjeç, gratë shtatzëna, fëmijët prej 6 muaj deri 5 vjet, të sëmurët kronikë, si dhe punonjësit shëndetësor, në terminet adekuate për çdo kategori”.

“Pas analizave të mënyrës së caktimit të termineve, nuk janë vërejtur mungesa, por bëhet fjalë për menaxhim sistemik të termineve për vaksinim. Jemi në periudhë të gjendjes së jashtëzakonshme në shëndetësi, ku distanca fizike dhe kohore janë faktor kyç për ruajtjen e shëndetit. Menaxhimi sitemik i vaksinimit kundër gripit sezonal është gjithashtu faktor kyç”, thonë nga MSH.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...