Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Musliu: Buçkovski nuk ka ra nga qielli, ai ka kontakte të mira me Bullgarinë

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Analisti politik Albert Musliu në emisionin “Utrinski Brifing” ka folur për aktualitetet politike dhe kontestin me Bullgarinë për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për hyrje në BE, transmeton Zhurnal.

Ai tha se bllokada është apsurde dhe sipas tij disa politikanë bullgarë po sillen në mënyrë tipike ballkanike rreth kësaj çështje.

“Nuk është e kontestueshme se disa çështje tanimë një kohë të gjatë janë të kontestuara, por të lihet në parazgjedhje si pjesë e fushatës solli deri në këtë situatë. Mendoj se edhe atje dalëngadalë po vetëdijësohen se kjo nuk është mënyra disa çështje të zgjidhen. Ata që thonë se janë optimist të kujdesshëm kanë të drejtë. Nuk do të zgjidhet kjo çështje menjëherë”, potencoi Musliu.

Lidhur me emërimin e Buçkovskit për përfaqësues special të Qeverisë, Musliu tha se pala maqedonase nuk mund të jetë e dëmtuar dhe Buçkovski duhet ta lehtëson procesin.

“Buçkovski nuk ka ra nga qielli. Ai është ish kryeministër dhe person që ka kontakte të mira në Bullgari dhe kapaciteti i tij intelektual pranohen afërsisht mirë. Te ne çdoherë do të ketë tensione mes pozitës dhe opozitës”, shtoi Musliu.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...