Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Mustafa: Posti i presidentit nuk duhet ta dërgoj vendin në zgjedhje

Prishtinë, 16 nëntor, zhurnal-ks – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kërkon nga subjektet politike bashkëpunim për gjetjen e një zgjidhje për postin presidentit pas dorëheqjen së Hashim Thaçit nga kjo pozitë.

Sipas tij, posti i presidentit nuk duhet ta dërgoj vendin në zgjedhje.

“Ne s’mund të them që s’kemi diskutuar. Kemi diskutuar edhe para shkuarjes në Hagë të presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Veseli. Kemi bërë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje e cila kishte me qenë zgjidhje me një përfshirje të gjerë të komunikimit dhe diskutimit lidhur me pozitën e ardhshme të presidentit në mënyrë që të mos jetë shkas i shkuarjes në zgjedhje të reja. Ne kemi komunikuar por nuk jemi ulur të komunikojmë drejtpërsëdrejti sepse kemi vlerësuar që edhe PDK-së i nevojitet një periudhë që të merret me çështje e tyre sepse nuk është lehtë që kryetari të shkojë në Hagë dhe sigurisht atyre iu nevojitet kohë e konsolidimit””, tha Mustafa për RTV21.

Mustafa theksoi se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar për këtë çështje.

“Në moment ata që janë të gatshëm por edhe Vetëvendosja jemi të vullnetshëm që të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje. Me Vetëvendosjen nuk kemi diskutuar për këtë çështje sepse ata kanë qenë të prerë duke kërkuar vetëm zgjedhje”, theksoi Mustafa.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...