Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

“Nata e Bardhë” mblodhi sërish yjet e muzikës shqiptare në një koncert ‘online’

Mbrëmë (e diel) me rastin e “Natës së Bardhë”, është organizuar një koncert ‘online’ për të argëtuar gjithë qytetarët shqiptarë.

“Nata e Bardhë” mblodhi një sërë yjesh, disa nga emrat më të admiruar dhe më të suksesshëm në tregun muzikor shqiptar.

Dafina Zeqiri, Soni Malaj, Kastro Zizo, West Side Family, Stine – ishin vetëm disa nga artistët që interpretuan hitet e tyre më të njohura.

Koncerti filloi në orën 18:00, ndërkohë që ka zgjatur deri në orën 20:00, i cili njëherësh u transmetua ‘live’ në disa platforma e faqe shqiptare.

Një reagim rreth tij e ka bërë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, cili njëkohësisht ndau disa fotografi të këngëtarëve nga performanca e tyre.

“Nata e Bardhë, super koncerti nostalgjik “Muzika e viteve 2000″, ishte një magji e vërtetë. Edhe pse këtë vit duke iu përshtatur rregullave të vendosura prej pandemisë, salla (pa publik) solli plot emocione nga zërat brilant të artistëve”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në Instagram.

Grupi West Side Family po ashtu është ngjitur në skenën te Akademia e Arteve duke mbajtur koncert për Natën e Bardhë, megjithëse nuk ka kaluar pa u vënë re detaji në bluzën e Landit ku shkruhej “Liria Ka Emër”.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...