Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Naumovski: Bullgaria punon në dëm të vetes

Shkup, 8 nëntor, Zhurnal.mk – Ish-zëvendës kryeministri për eurointegrime dhe ambasador në SHBA, Vasko Naumovski beson se Presidenca gjermane e BE po merr iniciativën për një rezultat pozitiv në marrëdhëniet midis Sofjes dhe Shkupit dhe se këto përpjekje do të vazhdojnë deri në fund të vitit, megjithë një veto të mundshme në takimin e ardhshëm të Këshillit të BE-së në nëntor.

Në një intervistë për Press 24, Naumovski tha se duhet të marrim parasysh faktin që Bullgaria është në periudhën parazgjedhore, si dhe se disa parti në qeverinë e Borisov janë jashtëzakonisht të interesuara për ta mbajtur këtë çështje të hapur, përcjell Zhurnal.mk.

Duke komentuar mbi rastin në fjalë, Naumovski thotë se në vend që tashmë shtetet të meren me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe administratë, standardet europiane në arsim e shëndetësi, ka qeveri që ende meren me punët e historisë.

– Në atë mënyrë, demonstrohet një lloj epërsie mbi Maqedoninë, duke mbrojtur përdorimin e vetos në këtë rast, kur e njëjta gjë nuk mund të bëhet në raste të tjera. Është për të ardhur keq që në vitin 2020, në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, përqendrimi është në çështjet historike, në vend të çështjeve që lidhen me luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi dhe administratë, miratimin e standardeve evropiane në arsim, shëndetësi, mjedis etj. Bashkimi është sinonim i një të ardhme të përbashkët, modernizimit dhe përparimit, për të mos u kthyer prapa dhe për të problematizuar çështjet që duhet të zgjidhen nga historianët, në përputhje me metodologjinë shkencore dhe me një vlerësim të duhur të burimeve historike, thotë Vasko Naumovski, përcjell Zhurnal.mk.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...