Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Ndotja e ajrit do të vazhdojë edhe këtë vit, ministri Nuredini pa asnjë strategji?

Shkup, 2 dhjetor – 100 ditët e para të Ministrisë së Ekologjisë nuk do të regjistrojnë asgjë të re, krahasuar edhe me periudhën e mëparshme, nën drejtimin e ministrit Naser Nuredini. Problemi disa mandatesh i ndotjes së ajrit, premtim ky disa vjeçar, nuk do të ketë zgjidhje përveç riparimit të disa stacioneve matëse, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë nëse numri i stacioneve duhet të ishte më i lartë. 4 nga 18 stacionet aktuale janë gjysmë funksional dhe nuk detektojnë të gjitha grimcat e dëmshme në ajër. Ministria do të riparojë një pjesë të tyre. Ndërkohë, donacionet për riparim të plotë të gjithë stacioneve të tjera, do të votohen.

 Ne nga buxheti jonë do të rregullojmë disa prej tyre tani në dhjetor dhe në bashkëpunim me “SIDA”-n nga Suedia kemi një projekt që kemi pritur të vinë elementet tjera deri në fund të vitit dhe të rifurnizohen shumë prej stacioneve në vendin tonë. Por ne jemi informuar që ka vonesë nga ana e tyre, tani, për shkak të Covidit. Tani duhet të presim edhe një muaj, dy më shumë’ deklaroi Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë.

Sa i përket monitorimit të ndotjes, dhe ligjit të ri për gjoba më të larta, zbatimi i këtyre nuk pritet të shohë rezultate konkrete, pasi numri i inspektorëve ekologjik nuk do të mund të rritet këtë vit, edhe pse një gjë e tillë ishte premtuar. Ministri Nuredini thotë angazhimi i tyre është parashikuar vetëm me buxherin e vitit të ardhshëm, kështu që lufta ndaj ndotësve, edhe këtë vit do të fitohet nga ndotësit.

 Ata kanë bërë kontrolle të jashtëzakonshme më të mëdha, specifikisht me kohën kur kishim ndotje më të lartë të ajrit në Tetovë, Kavadar dhe Kumanovë. Ka pasur më shumë kontrolle. Bashkëpunimi me inspektoratet lokalë është rritur. Tani edhe ne kemi bërë kërkesa për buxhetin e vitit 2021, të kemi më shumë mundësi në buxhet, që të punësojmë edhe më shumë inspektorë’ pohoi Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë

Ministria e Ambientit Jetësor thotë se janë komunat ato që duhet të krijojnë plane menaxhimi kundër ndotjes. Qeveria nuk ka strategji nacionale për këtë. Të paktën 14 ndryshime ligjore kanë mbetur labirinteve të qeverisë e kuvendit, dhe në këto 100 ditë, kjo ministri pritet të ketë pak për të folur. Po ashtu, edhe premtimi i kahmotshëm i zyrtarëve të BDI-së për shpalljen e Malit Sharr si park nacional do të duhet të presë edhe pak. Debati publik sapo ka përfunduar dhe propozimet duhet të shqyrtohen thotë ministri, duke pritur fundin e këtij viti.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...