Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Në Bjellorusi nis “Marshi i demokracisë”

Protestuesit kundër qeverisë janë mbledhur më 8 nëntor në Minsk, për të 13-ën të diele me radhë, duke kërkuar dorëheqjen e Alyaksandr Lukashenkas dhe zgjedhje të reja.

Kjo rezistencë e qytetarëve konsiderohet e pashembullt dhe po vazhdon nga 9 gushti. Pjesëmarrësit e marshit – të titulluar, Marshi i Demokracisë – kanë valëvitur flamujt bardhë e kuq dhe çadrat me këto dy ngjyra, që janë kthyer të simbol të opozitës.

Në qendër të Minskut është thënë se ka prezencë të madhe të policisë. Forcat e sigurisë është raportuar të kenë ndaluar disa persona vetëm disa minuta pasi ka nisur marshi.

Qasja në internet është kufizuar në telefonat mobilë nga mëngjesi i së dielës. Disa stacione të metrove janë mbyllur një orë para marshit, duke cituar “sigurinë e pasagjerëve”.

Këto protesta vijnë pasi policia ka ndaluar dhjetëra profesionistë mjekësorë në një protestë të paautorizuar kundër Lukashenkas një ditë më parë. Opozita dhe Perëndimi besojnë se procesi zgjedhor i 9 gushtit është manipuluar.

Lukashenka, i cili ka qenë në pushtet nga viti 1994 ka kundërshtuar akuzat dhe ka hedhur poshtë thirrjet e opozitës për të dhënë dorëheqje. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe shtete tjera, kanë refuzuar të njohin Lukashenkas si lider legjitim të Bjellorusisë.

Më 6 nëntor, BE-ja e ka shtuar Lukashenkan, djalin e tij, Viktar dhe 13 zyrtarë tjerë në listën e zezë të zyrtarëve bjellorusë, për rolin e tyre në falsifikimin e votave dhe shtypjes së protestave nga ana e qeverisë.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...