Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Në departamentet infektive në vend mjekohen 857 pacientë, ka edhe vende të lira

Shkup, 3 dhjetor, zhurnal.mk – Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët në spitalet e vendit janë regjistruar 847 pacientë, të cilët mjekohen nga sëmundja COVID-19.

Sipas raporteve të spitaleve, në Manastir mjekohen 81 pacientë, në Shtip 67, në Tetovë 43, në Veles 60, në Kumanovë 110, në Ohër 100, Prilep 128, Gostivar 73, Strugë 38, Strumicë 63, Koçan 17, Kërçovë 20, Kavadar 42 dhe Gevgjeli 15 pacientë.

Nga MSH thonë se numri i pacientëve pozitiv ose të dyshimtë për coronavirus, që mjekohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe të gjithë vendin është 1.318 dhe ka rreth 130 vende të lira në qendrat për covid.

“Gjatë ditës bëhen regjistrime të pacientëve të shëruar me çka lirohen shtretër. Ndërsa të gjitha departamentet kanë vende dhe mbështetje për oksigjen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë, do të shtohen kapacitete shtesë për pacientët”, thonë nga MSH.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...