Agjencia Zhurnal.KS
Shëndetësi

Në dhjetor gati edhe vaksina AstraZeneca

Dhjetëra miliona vaksina të Covid-19 të prodhuara në Britani mund të jenë gati në muajin dhjetor.

Drejtuesi i testimeve të kryera mbi vaksinën e Universitetit te Oksfordit dhe AstraZeneca-s, Profesor Andrew Pollard, thotë se ekipi është “optimist” se injeksionin çudibërës do ta kemi përpara Krishtlindjeve. Akademiku thotë se antivirali i tyre është dhjetë herë më i lirë se produkti i Pfizer – i cili kërkon dy injeksione me disa javë larg dhe duhet të ruhet në temperaturën -78C.

Vaksina e AstraZeneca-s sakaq mund të mbahet edhe në temperaturë të zakonshme frigoriferike dhe është shumë pranë të dëshmuarit të efikasitetit të saj.

“Kemi punuar pa reshtur gjatë gjithë vitit dhe mezi presim të shohim rezultatet në muajt në vazhdim. Jemi një ekip i vogël akademik në Oksford. Është një mrekulli që kemi qenë në gjendje të kryejmë prova të një shkalle të gjerë në një kohë të tillë rekord. Partneri ynë AstraZeneca do ta dorëzojë vaksinën mbi një bazë jo-fitimprurëse”, u shpreh ai.

BE-ja njoftoi në muajin shtator se sapo të hidhet në treg vaksina kundër COVID-19, do t’i dhurojë një pjesë edhe Shqipërisë. Komisioni Evropian tha se kishte nënshkruar një kontratë pikërisht me bio-farmaceutike “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina antiCOVID-19 për të gjitha vendet e bllokut/TCH.

Postime të ngjashme

Çfarë mund të tregojnë rrudhat në ballë për shëndetin e zemrës

admin

Si të pastroni enët e gjakut me një trajtim të thjeshtë natyral

admin

Rastet kur nuk duhet të përdorni vaj kokosi

S.B.

Pija shëruese me xhenxhefil që lufton viruset, lehtëson dhimbjen e kyçeve dhe problemet e tretjes

S.B.

Kontrolloni sytë tuaj për shenja të hershme të sëmundjes së zemrës

S.B.

Raporti i ri i AstraZeneca thotë se vaksina ishte 76 për qind efektive në parandalimin e simptomave të COVID-19

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...