Dje në orën 11.50 në Kalimin Kufitar “Bllacë e Poshtme” nëpunësit policorë kanë privuar nga liria B.I.(29) nga R. e Shqipërisë sepse është konstatuar se gjendet në regjistrin me masën “Arresto” me kërkesë të Interpolit nga Gjermania, informojnë nga MPB.
Personi është dorëzuar tek nëpunësit policorë nga SPB Shkup për procedim të mëtutjeshme.