Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Në mungesë të auto-ambulancave, Armata do të bartë të sëmurit me Covid

Shkup, 12 nëntor – Zhurnal.mk – Në Klinikën “Bukuresht” në Shkup sot do të dorëzohen disa automjete sanitare ushtarake nga armata, që përkohësisht të përdoren për shëndetin publik, me qëllim të ndihmohet në menaxhimin me pandeminë dhe përkujdesin e banorëve, informon Zhurnal.

Në dorëzimin e automjeteve do të marin pjesë dhe ministrat për mbrojtje dhe shëndetësi, Radmilla Shekerinska dhe Venko Filipçe.

Që nga muaji qershor, Armata e RMV-së është e kyçur në testimin e qytetarëve për covid. Ekip i personelit teknik nga Qendra Ushtarake mjekësore është në teren, në asistencë të ekipeve nga Qendra për Shëndet Publik, për t’u ndihmuar për marje të strishiove për testim nga virusi. Pjesë e resurseve dhe nga mjetet e Armatës do të angazhohen si forca të reja të armatosura në kryerjen e detyrave për mbështetje të institucioneve të shtetit për menaxhim me pasojat nga pandemia nga Covid.

Armata do të ndihmojë dhe për sigurimin e një hapësire për vendosjen e pajisjeve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, vendosjen e shatoreve dhe llojeve të tjera të kapaciteteve të caktuara për kurimin e personave të infektuar, si dhe për dezinfektimin e hapësirave.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...