Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Në prag të zgjedhjeve/ OSBE prezanton ambasadorin e ri në Tiranë, kush është italiani me karrierë të gjatë diplomatike

Ndërkohë që zgjedhjet e 25 prillit janë vetëm disa muaj larg është prezantuar kryetari i ri Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Bëhet fjalë për ambasadorin Vincenzo Del Monaco, i cili ka mbi supe 23 vite karrierë në shërbimin diplomatik Italian.

Përpara se t’i bashkohej Prezencës në Shqipëri, ambasadori Del Monaco ishte ambasador i Italisë në Armeni dhe, më parë, ambasador i Italisë në Malin e Zi.

Gjithashtu, ai ka shërbyer në Pekin; në Përfaqësinë e Përhershme italiane në Bashkimin Evropian, në Bruksel; si edhe në kabinetin e këshilltarit diplomatik të ish-presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano.

Ai u diplomua shkëlqyeshëm nga Universiteti “La Sapienza” i Romës; zotëron diplomën Master i Drejtësisë në Studimet e Larta Ligjore Evropiane nga Kolegji i Evropës në Bryzh; si edhe një diplomë nga École Nationale d’Administration.

Ambasadori Del Monaco mban titullin e Urdhrit të Meritës (Commendatore) të Republikës së Italisë, titullin Kalorës të Legjionit të Nderit francez dhe Urdhrin e Flamurit Malazez të rangut të dytë. Ai flet italisht, anglisht dhe frëngjisht. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Del Monaco do të zëvendësoje në këtë detyrë, ish-ambasadorin, Berndt Borchard.

INCIDENTI DHE PËRPLASJA ME OPOZITËN

Ndërkohë që paraardhësi i tij, përpos rolit të tij si ambasador, Berndt Borchard do të mbahet mend për përplasjet që pati me opozitën, që kulmuan gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re.

Një grup protestuesish thirrën në kor ndaj tij fjalët “Turp! Turp” ndërsa ish-ambasadori ishte duke ecur në trotuar para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ky i fundit u tregoi gishtin e mesit.

Një ditë pas kësaj ngjarje, ai kërkoi ndjesë për gjestin e tij duke thënë se e respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht. Ky incident solli një ftohje të raporteve të ambasadorit të OSBE-së dhe krerëve të opozitës shqiptare, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

PD e konsideroi si të papranueshëm gjestin e ambasadorit të BE, ndërsa Borchard u mor në mbrojtje nga Edi Rama dhe eksponent të mazhorancës.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...