Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Në qendrat e kovidit në Shkup për 24 orë janë hospitalizuar 43 pacientë

Shkup, 4 dhjetor, zhurnal.mk – Gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat e kovidit në Shkup janë hospitalizuar 43 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me koronavirusin. Gjithsej 443 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 21 pranime edhe atë pesë pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, tre pacientë në kovid qendrën në Klinikën për Neurologji, dy të sëmurë janë hospitalizuar në Klinikën për Dermatologji, katër pacientë në Klinikën për ORL, po aq në Klinikën për Nefrologji dhe tre në Klinikën për Sëmundje të Syve.

Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 13 pranime të reja të pacientëve, ndërsa në Klinikën Infektive janë pranuar 14 të sëmurë të rinj gjatë ditës së djeshme.

Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 39 pacientë të shëruar.

Për momentin në Klinikën e Lëkurës në kovid qendrën trajtohen 21 pacientë, në Klinikën për Neurologji 30 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 43 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid qendrën në Klinikën për Nefrologji për momentin janë sistemuar 25 pacientë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje të Syve 13 pacientë, ndërsa në ORL 22 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori”, ka gjithsej 104 të sëmurë, në Klinikën për Sëmundje Infektive ka 151 pacientë, derisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët Kozle ka 34 pacientë, prej të cilëve 4 fëmijë dhe 30 të rritur.

Gjithsej 443 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Numri më i madh i tyre janë në mbështetje të oksigjenit.

Edhe krahas numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, sot në mëngjes në orën 8 ka pasur 50 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pasi t lëshohen të tjerë të ketë vende plotësuese edhe në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet infektive kanë oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni, qëndron në kumtesë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...