Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Në Spitalin e Pejës 21 pacientë me COVID-19, 7 prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm në Peje, gjatë 24 orëve të fundit nga 21 pacientë që po trajtohen me COVID-19, 15 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe shtatë të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimit, thuhet se një pacientë gjatë 24 orëve të fundit është shëruar nga coronavirusi.

“Një pacient me COVID-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:15 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 7 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se 10 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Janë lindur 10 foshnje, nëntë të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore”.

Ndërsa, 286 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“259 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,457 analiza, ndërsa janë kryer 16 operacione. 136 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 89 Rëntgen, 28 EHO dhe 19 CT-ja”, thuhet tutje në njoftim.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...