Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 68 pacientë me COVID-19, 10 janë në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, për 24 orë janë duke u trajtuar 68 pacientë me COVID-19, 59 me oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, për 24 orë një pacientë është shëruar nga COVID-19.

“Një pacientë është shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 68 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:  59 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta, 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, katër operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Ndërsa për 24 orë janë lindur dy foshnje të gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore.

“Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë 3 dhe janë lindur 2 foshnje të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore. Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 250 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 25 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 237 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3041 analiza. 64 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 20 Rëntgen, 28 EHO dhe 16 CT-ja”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...