Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 76 pacientë me COVID-19, 15 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, aktualisht janë duke u trajtuar 76 pacientë me COVID-19, ndër të cilët 68 janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Sipas raportit, dy pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

“Aktualisht po trajtohen 76 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 68 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 2 pacientë janë shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, tutje sipas njoftimit, gjashtë operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

“Dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë 212 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 2402 analiza. Gjashtë operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Numri i lindjeve gjatë 24 orëve të fundit ka qenë  shtatë dhe janë lindur shtatë foshnje, tre të gjinisë mashkullore dhe katër të gjinisë femërore. 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta, 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm. 84 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë: 31 Rëntgen, 38 EHO dhe 15 CT-ja”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...