Agjencia Zhurnal.KS
Covid 19 Maqedoni TOP LAJM

Nënshkruhet bashkëpunimi Maqedoni – Serbi – Shqipëri, ja dobitë për qytetarët e tre vendeve

Shkup, 9 nëntor – Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi me qëllim të ndihmohen mes vete në menaxhimin kundër Covid 19, informon Zhurnal.

Siç kanë bërë të ditur nga Qeveria, këto tre shtete do të punojnë së bashku për të siguruar vaksina për Covid, dhe do të ndihmohen mes vete nëse ndonjëra prej shteteve mbingarkohet në sistemin shëndetësor.

Gjithashtu, është darkorduar se nëse cili do qytetar mes këtyre tre shteteve infektohet në shtet tjetër, ai shtet obligohet për t’ia mbuluar të gjitha harxhimet spitalore dhe për kurim dhe i njejti nuk ka nevojë të paguajë asgjë nga xhepi i i tij. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i Maqedonisë së Veriut infektohet në Shqipëri apo Serbi, këto dy shtete janë të obliguara të mbulojnë harxhimet për kurim atij personi. E njejta gjë vlenë edhe për vendin tonë për shtetasit e Serbisë dhe Shqipërisë.

Gjithashtu, shtetasit e këtyre tre vendeve do të mund të udhëtojnë te njëra tjetra pa pasur nevojë për PCR test negativ.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...