Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Nesër rivotohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike, shqyrtohen edhe disa pika të mbetura

Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku do të bëhet shqyrimi i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ky projektligj kishte kaluar në lexim të parë, ndërsa nesër me fillim nga ora 11:00 do të kërkohet votimi i tij në lexim të dytë,

Një orë më pas, Kuvendi do ta mbajë seancën tjetër, ku pritet të shqyrtohen pikat e papërfunduara të seancave të kaluara

I.      Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 21 dhe 29 tetor 2020:

1.     Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,

2.      Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

3.      Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në

Gjilan,

4.      Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

5.     Votimi në parim i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019.

II.      Pika e papërfunduar nga Seancat plenare të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator, 8, 16 dhe 29 tetor 2020:

1.      Votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

2.      Votimi i Propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës,  z. Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,

3.      Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës,

4.      Votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 8, 12, 16 dhe 29 tetor 2020:

1.      Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e  Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,

2.      Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Besa Ismaili-Ahmeti, mbështetur edhe nga 8 deputetë të GP të PDK-së, në lidhje me përgjegjësitë në raport me zhvillimet në procesin e dialogut në Bruksel lidhur me punën e grupeve teknike.

IV.     Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 21 dhe 29 tetor 2020:

1.   Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare,

2.   Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”,

3.   Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

V.     Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 29 tetor, 2 dhe 3 nëntor 2020:​

6. Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-021 për të Drejtat Pronësore të shtetaseve të huaj në Republikën e Kosovës,

8. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjera në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për tu kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës,

9. Kërkesa e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës për miratimin e buxhetit të këtij Komisioni Hetimor,

10. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2019,

11. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me vazhdimin e Qeverisë së Serbisë që të mbaj të fshehur të vërtetën për fatin e mbi 1600 civilëve shqiptarë, të rrëmbyer nga ky shtet gjatë luftës gjenocidare në Kosovë, që ende konsiderohen të zhdukur,

12. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me sensibilizimin dhe masat që duhet të ndërmerren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse në luftën kundër kancerit të gjirit.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...