Agjencia Zhurnal.KS
Shqipëri

Nga java tjetër maska e detyrueshme në çdo ambient në Shqipëri

“Nga java tjetër maska e detyrueshme në cdo ambient”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në konferencën e sotme për shtyp.

Kjo masë parandaluese ndaj koronavirusit do të futet në fuqi duke filluar nga java e ardhshme. Të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë maskën kudo përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit ku do të jenë ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty.

Maskat do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë te fatura e dritave, njoftoi më tej Kryeministri.

Rama: Maska nuk ka qenë as këtu as në shumë vende e detyrueshme jashtë, nuk është konsideruar as e domosdoshme nga ekspertët ndërkombëtar dhe siç e dini është një temë që është diskutuar , por nga java e ardhshme do të jetë e detyrueshme kudo përveç shtëpisë dhe restorantit apo barit kur je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty.

Maskat do të jetë e detyrueshme në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimore do të zbatohet te të gjithë te fatura e dritave. Mos të ketë asnjë iluzion asnjë individ që ti shmanget gjobës. Të gjitha vendet e Rajonit po shkojnë drejt kësaj mase. Mendoj se gjoba do të jetë e fundit dhe nuk duhet arsyeja pse njerëzit duhet të vejnë maskën. Jemi në një betejë për të sistemuar marrëdhëniet me të gjithë shërbimet dhe të gjitha bizneset duke ua hequr nga qafa ata inspektor që ndryshe nga shumica prej tyre shkatërrojnë këto marrëdhënie, por policia e shtetit dhe ajo bashkiake do të survejojnë të gjithë territorin do të jenë me tolerancë zero për maskat.

Postime të ngjashme

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri një ditë pas zgjedhjeve, Peleshi: Jo thjesht një stërvitje, ja çfarë domethënie ka për vendin

S.B.

“Kufizimet nuk ndryshojnë”, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Masat në fuqi edhe për 2 javë të tjera

S.B.

Rama-Manastirliu nga Kamza: Finalizohet marrëveshja për vaksinat kineze, javën që vjen nis vaksinimi masiv

S.B.

SHBA dhuron 29 mjete të blinduara për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

S.B.

“Hajde themi Rama ik”/ Rama në Kamëz me fëmijët, batuta: Jepu një Iphone Rakip ta shohësh sa prapa je

S.B.

Grida Duma padit Erion Veliajn për shpifje

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...