Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Nga koalicioni paralajmërojnë futjen e PDK-së në Qeveri

Në koalicionin aktual kanë paralajmëruar hyrjen e PDK-së në qeverinë “Hoti”, pas zhvillimeve të fundit me arrestimet e Tribunalit Special.

Zëvendësministri i Brendshëm nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, ka folur për takimet e fundit që janë zhvilluar mes udhëheqësve të insitucioneve dhe partive politike në vend.

Ai ka theksuar se është duke u punuar që të krijohet stabilitet politik në vend.

“Situata është jo e mirë sa i përket stabilitetit institucional. Po punohet të krijohet stabiliteti politik. Kjo nënkupton se duhet të jemi më praktik në situatën ku jemi… Për ta zbërthyer i bie se koalicioni duhet të rritet”, është shprehur Berisha.

I pyetur nëse kjo nënkupton përfshirjen e PDK-së në Qeverinë që drejton Avdullah Hoti, ai është shprehur: “Pa diskutim hyrjen e PDK-së. Natyrisht se e dinë edhe ata. Mendoj se është përgjegjësi e liderëve që të gjejnë një gjuhë për ta tejkalojnë këtë situatë”. Tha ai në Klan, duke shtuar se janë kryetarët e partive që duhet t’i japin një zgjidhje kësaj situate.

“Kur do të gjendet zgjidhja nuk e di. Janë kryetarët e partive që duhet t’i japin një zgjidhje kësaj situate”, tha ai.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...