Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Nisma globale/ Kina i bashkohet “Covax”, synon të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës kundër Covid

Kina i është bashkuar zyrtarisht nismës globale që synon të shpërndajë 2 miliardë doza të vaksinës kundër covid 19 në të gjithë botën deri në fund të vitit të ardhshëm.

Ministria e jashtme kineze konfirmoi se Pekini i ishte bashkuar nismës të njohur si Covax, cka e bën kinën ekonominë më të madhe që i bashkohet një koalicioni që ka si qëllim të balancojë të ashtuquajturin nacionalizim të vaksinës.

Pekini e kishte humbur skadencën e parë për t’iu bashkuar nismës Covax të udhëhequr nga OBSH, Gavi, aleanca e vaksinave dhe koalicioni për inovacionet dhe përgatitjen për epidemitë. Aleanca globale e 156 vendeve, ka si qëllim të sigurojë vaksinat anti covid për afro 20 për qind të popullatës më të rrezikuar në çdo vend pjesëmarrës duke ndarë koston e kërkimit dhe shpërndarjes.

Pjesë e nismës Covax është edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit, që synojnë të sigurojnë përmes këtij bashkëpunimi një sasi të konsiderueshëm vaksinash kur ato të jenë të disponueshme. Bashkimi i Kinës me Covax, është një lëvizje taktike që përmirëson imazhin e Pekinit. Kina është vënë nën kritika për vonesë në reagimin e hershëm ndaj virusit që u shfaq në Wuhan dhjetorin e shkuar. Vendimi i Pekinit po ashtu nxjerr në pah edhe rivalitetin me shba, që ka thënë se nuk do ti bashkohet aleancës.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...