Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Një miliard klikime për “Without Me” nga Eminemi

Eminemi sot ka pasur edhe një arritje të jashtëzakonshme muzikore, pasi videoklipi i vitit 2002 “Without Me” ka arritur një miliard klikime në YouTube.

Për të festuar këtë moment Slim Shady dhe “Shady Records” përmes një postimi në Twitter kanë konfirmuar se kjo këngë tani është në dispozicion në version HD, transmeton KOHA.

“Keni pritur gjatë për këtë”, ka shkruar Eminem në Twitter, duke shtuar se, “‘Without Me’ ka arritur një miliard klikime dhe tani është në HD”.

“Without Me” është pjesë e albumit të katërt të Eminemit “The Eminem Show”, që ishte publikuar më 26 maj 2002.

Projekti muzikor me 20 këngë ishte bërë albumi më i shitur në SHBA dhe më i shituri në nivel global. Derisa edhe ishte certifikuar “diamond” nga “Recording Industry Association of America” (RIAA).

Me 27 milionë kopje të shitura ishte bërë njëri nga albumet më të shitura ndonjëherë, dhe më i dyti më i mirë në gjithë SHBA-në.

Derisa së fundmi një miliard herë është klikuar në Spotify hiti i tij “Lose Yourself”.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...