Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Një muaj nga arrestimi i Jakup Krasniqit nga Specialja

Sot janë bërë një muaj nga arrestimi i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe dërgimit të tij në Hagë nga Specialja.

Mëngjesin e 4 nëntorit, njësitet e EULEX-it për orë të tëra kanë kryer bastisje në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.

Përveç në Prishtinë, operacioni është zhvilluar edhe në vendlindjen e Krasniqit, në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.

Pas bastisjes, Krasniqi u arrestua dhe u bë e ditur se iu është konfirmuar aktakuza për krime të luftës. Më vonë, atë ditë ai u nis drejt Hagës.

Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Krasniqi ishte i pari që u arrestua nga Specialja pas konfirmimit të aktakuzës.

Një ditë më vonë u arrestuan edhe ish-presidenti Hashim Thaci, ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli, e shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...