BMKG tha se epiqendra e tërmetit ka qenë 109 kilometra në jugperëndim të qytetit Tuapejat në ishujt Mentawai.
Një tërmet me fuqi prej 6,3 ballësh sot ka goditur provincën Sumatra Perëndimore të Indonezisë, bëri të ditur Agjencia Meteorologjike, Klimatologjike dhe Gjeofizike e vendit (BMKG), transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia tha se epiqendra e tërmetit ka qenë 109 kilometra në jugperëndim të qytetit Tuapejat në ishujt Mentawai pranë brigjeve të provincës.
Fatkeqësia natyrore ndodhi 10 kilometra nën sipërfaqe.
Megjithëse nuk u raportua për vdekje, u lëshua një paralajmërim për cunami.