Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Një transmetim i drejtpërdrejtë për Italinë mirëpritet në Kinë

Të premten në mbrëmje, 21 milionë kinezë kaluan dy orë e gjysmë duke shijuar anën më interesante të Italisë në celularët e tyre. Në të njëjtën kohë, ata gjithashtu blenë produktet më të mira italiane dhe evropiane me vlerë prej 38 milionë juanësh.

Ky është një transmetim i drejtpërdrejtë i shitjes së mallrave nga një drejtues i njohur i CMG-së dhe një influencues i njohur televiziv në Kinë. Ata biseduan, dëgjuan muzikë italiane, recituan poezi të poetëve kinezë që përshkruajnë Firencën dhe rekomanduan produkte italiane në sallën e transmetimit në mjedis të hapur në qendër të Shangait.

Kjo veprimtari u zhvillua me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Italisë. Para transmetimit të drejtpërdrejtë, kur krerët e shteteve të Kinës dhe Italisë shkëmbyen urime në telefon, presidenti kinez Xi Jinping vlerësoi Kinën dhe Italinë për “dhënien e një shembulli për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve me sisteme dhe prejardhje kulturore të ndryshme”.

Rreth 20 kilometra në perëndim të sallës së transmetimit të drejtpërdrejtë, më shumë se 2 600 kompani nga e gjithë bota po marrin pjesë në Ekspozitën e 3-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës me shumë produkte, teknologji dhe shërbime të reja. CIIE-ja është ekspozita e parë e importit në botë, duke ndërtuar një urë për tregun e madh të Kinës dhe mundësitë e mëdha të biznesit për vendet dhe rajonet të botës. Në një video për CMG-në, ambasadori i Italisë në Kinë Luca Ferrari vlerësoi CIIE-në si “ekspozita më e madhe në botë që nga fillimi i saj”.

Ambasadori i Italisë në Kinë Luca Ferrari

Sa e madhe është kërkesa e konsumatorëve kinezë për produkte të importuara? Ndër 1.4 miliardë kinezë, 400 milionë aktualisht i përkasin shtresës me të ardhura të mesme me fuqi të madhe konsumi. Vlera e importit të mallrave në Kinë në 10 dhjetë vjetët e ardhshëm pritet t’i kalojë 22 trilionë dollarët, që është 17 % më e lartë se PBB-ja e BE-së në vitin 2018!

Kjo ngjarje u iniciua dhe u organizua nga Grupi Mediatik i Kinës, duke u prezantuar përmes një aplikacioni, llogarive sociale të CMG-së dhe një aplikacioni në një platformë të famshme të tregtisë elektronike. Drejtuesi i njohur i CMG-së Kang Hui dhe partneri i tij Austin Li, i njohur “mbreti i buzëkuqit” në Kinë, e drejtuan këtë shfaqje.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...