Agjencia Zhurnal.KS
Covid 19 Maqedoni TOP LAJM

Numri i të infektuarve edhe më tej i lartë, të respektohen masat

Shkup, 5 nëntor – Zhurnal.mk – 1192 raste të reja me Covid nga 3211 testime u regjistruan në raportin ditor të djeshëm nga Ministria e Shëndetësisë. Vdiqën 22 pacientë prej të cilëve 8 nga Shkupi, dy nga Shtipi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, dy nga Velesi, dy nga Manastiri, dy nga Ohri, një nga Gostivari, një nga Krusheva dhe një nga Pehçeva, informon Zhurnal.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend deri tani shënon plot 35097, i të shëruarve 22024, i të vdekurve 1071, ndërsa numri i rasteve aktive 12002.

Vala e vjeshtës i mbushi përplot spitalet. Nga 844 pacientët e hospitalizuar, 130 janë në mbështetje me oksigjen, ndërsa dy janë në respirator.

Në suaza të parandalimit të Covid, Qeveria solli masa të reja mes të cilave janë shkurtimi i orarit të punës në objektet gastronomike deri në ora 21:00, përpos për shitje në sportel apo me transport, informon Zhurnal.

Ndalohet grupimi i më tepër se katër personave në vende publike pas orës 21:00 dhe qytetarët nëse nuk kanë nevoja të patjetërsueshme, të mos lëvizin pas kësaj kohe.

Qytetarët duhet patjetër të mbajnë maska në vende të mbyllura por edhe në vende të hapura. Maskë nuk është patjetër të mbani nëse bëni sport, nëse jeni vet në veturë apo me anëtar të po të njëjtës shtëpi, si dhe në obor të shtëpisë.

Edhe më tej qytetarët të respektojnë masat kundër Covid sepse situata po përkeqësohet dita ditës më tepër, sikur tek ne, ashtu edhe në shtetet tjera të rajonit dhe të botës. Ditëve të fundit janë thyer rekordet ditore në mbarë botën.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...