Agjencia Zhurnal.KS
Bota

OBSH: Sistemi shëndetësor është i rraskapitur për shkak të Kovid-19

Gjenevë, 16 nëntor – Sistemi shëndetësor në Evropë dhe SHBA është i rraskapitur për shkak të përhapjes së koronavirusit, deklaroi sot Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për numrin në rritje të rasteve të koronavirusit në vende të ndryshme, veçanërisht në Evropë dhe SHBA. Punonjësit në sistemin shëndetësor vijnë në pikën e kolapsit”, paralajmëroi Gebrejesus.

Ai i mirëpriti lajmet “inkurajuese” në lidhje me vaksinat kundër kovid-19, por vlerësoi se nuk është “koha për kënaqësi”.

“Ky është një virus i rrezikshëm, i cili mund të sulmojë çdo organ në trup. Vendet, që i lejojnë virusit përhapjen në mënyrë të pakontrolluar po luajnë me zjarr”, theksoi drejtori ekzekutiv i OBSH-së.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...