Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

OEMVP, 15 vite duke mbrojtur dhe mbështetur bizneset shqiptare (Video)

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perendimore (OEMVP) shënon me sukses 15 vjetorin e ekzistimit, përkrahjes dhe mbrojtjes së bizneseve në Maqedoninë e Veriut.

Siç theksohet në kumtesë, 15 vite të përfshira në një dokumentar të realizuar për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e OEMVP-së dhe për etapat e funksionimit të OEMVP-së, flasin Nebi Hoxha e Drilon Iseni si përfaqësues të aktual të Odës së ndërmarrësve shqiptarë në Maqedoni. Menderes Kuçi dhe Xhemail Dauti si ish-kryetarë të OEMVP-së dhe Taip Jakupi, përfaqësues i bizneseve të Zonës së Vizbegut në Shkup.

Sipas Jakupit, Zona e Vizbegut nuk do të ishte kjo që është tani pa ndihmën e OEMVP-së. Kuçi tregoi për konkurrencën dhe garën me dhomat tjera ekonomike në vend. Dauti flet për sfidat e para të Odës, duke u përballur me paragjykime etnike nga elita e atëhershme politike në vend, ndërsa Hoxha dhe Iseni prezantojnë të arriturat e Odës për 15 vite ekzistencë.

“Dokumentari në vete përmban të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, me rrëfime ekskluzive, statistika të pa publikuara më herët dhe fakte rreth betejave dhe ‘luftës’ shqiptare për fuqi ekonomike në Maqedoni. OEMVP, gjatë këtyre viteve ka arritur të etablohet në mesin e Odave më të mëdha të vendit duke zënë pozicion të rëndësishëm në vend, falë besueshmërisë së informacioneve me të cilat janë shërbyer anëtarësia dhe opinion në përgjithësi”, theksohet në kumtesë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...