Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

OKB: Fuqitë botërore duhet të bashkohen dhe të ridrejtojnë ekonomitë e tyre në një të ardhme të gjelbër, ose njerëzimi do të “shkatërrohet”

Nju Jork, 8 shtator – Fuqitë botërore duhet të bashkohen dhe të ridrejtojnë ekonomitë e tyre në një të ardhme të gjelbër ose njerëzimi do të “shkatërrohet”, ka paralajmëruar shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Guterres u bëri thirrje kombeve që të përdorin pandeminë si një trampolinë për të filluar “masa transformuese” në energji, transport, industri dhe në mënyrën se si njerëzit jetojnë. Ai këto komente i bëri në intervistën me agjencinë AFP dhe anëtarët e tjerë të rrjetit “Covering Climate Now”, një bashkëpunim global i mediave të angazhuara për raportime në çështjet e klimës.

“Të bashkohemi, ose do të jemi të shkatërruar”, tha Guterres.

Pakënaqësitë për ndryshimet klimatike kanë rezultuar me protesta të shumta nëpër botë. Më herët Guterres, ka thënë se tani, toka po ballafaqohet me fatkeqësi natyrore më të shpeshta dhe vdekjeprurëse, thatësira dhe ngritje të niveleve të detërave. Më 8 shtator, Agjencia Evropiane e Mjedisit tha se luftimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër. Mbi 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE janë pasojë e ndotjes së ajrit, tha agjencia me bazë në Kopenhagë, duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...