Agjencia Zhurnal.KS
Kulturë

Opera mbretërore në krizë, del në shitje portreti i mjeshtrit Hockney

Opera Mbretërore e Londrës ka nisur të mbledhë para për të kaluar një nga krizat më të renda në historinë e saj, të shkaktuar nga pandemia e covid 19. Për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur të nxjerrin në shitje një pikturë të artistit David Hockney, të vitit 1970.  Portreti I David Webster që do të dalë në ankand me 22 tetor, pritet   shitje në vlerën e 14-23milionë $.

“Ndërsa përballemi me krizën më të madhe në historinë tonë, shitja e portretit të mrekullueshëm të  David Hockney të Sir David Webster është pjesë e strategjisë sonë për rimëkëmbjen,” tha Alex Beard, shefi ekzekutiv i Shtëpisë së Operës Mbretërore.

“Të ardhurat do të përdoren për të siguruar artistët më të mëdhenj të botës, që të mund të kthehen edhe një herë në skenat tona.”

Ashtu si edhe institucionet e tjera kulturorenë  Britani dhe në gjithë botën, Opera Shtëpia Mbretërore u detyrua të mbyllet në  Mars përshkak të shpërthimit të COVID-19 dhe nuk ka mundur të gjenerojë të ardhura nga ajo kohë.

Hockney vlerësohet si një nga gjigandët e artit britanik në shekujt 20 dhe 21,ndërsa portreti i Webster si “një pikturë e jashtëzakonshme”. Sir David Webster, i cili drejtoi Operën Mbretërore nga viti  1945-1970, përshkruhet si udhëheqës i vizionar që dha institucionit klasin botëror.

Të ardhurat nga shitja e portretit do të përdoren për rimëkëmbjen ekonomike të instituconit më të rëndësishëm kulturor në Britaninë e Madhe.

Postime të ngjashme

Anulohet Festivali i Rokut në Gjenevë

S.B.

Futet në librin e rekordeve Guiness, shitet piktura më e madhe në botë për 62 milionë dollarë në Dubai

S.B.

Garvanliev të mbetet përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Eurosong 2021

T E

Librat e Kunderës, betejë e përjetshme e njeriut me sistemin

S.B.

Vdes poeti dhe eseisti i njohur polak, Adam Zagajewski

S.B.

Shoqata Tradita e organizoi Edicionin V të manifestimit letrar ndërkombëtar Shtigje poetike

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...