Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Opozita hungareze reagon, pasi Sorosi u krahasua me Hitlerin

Partia kryesore opozitare në Hungari u është bashkuar thirrjeve drejtuar kryeministrit Viktor Orban për shkarkimin e një muzeu shtetëror për shkak të komenteve skajshmërisht antisemite, duke e krahasuar filantropin amerikan, George Soros, me Hitlerin.

Kryeministri nacionalist, Orban, kaherë e ka lansuar një fushatë kundër Sorosit, hebraik me prejardhje hungareze që migroi gjatë Luftës së Dytë Botërore, pse mbështet emigrantët. Orbani akuzon Brukselin se nën ndikimin e Sorosit po mundohet ta detyrojë Hungarinë të pranojë emigrantët.

Në një opinion të botuar të shtunën, Szilard Demeter, i cili drejton Muzeun Petofi dhe shërben si komisionar kulturor i Qeverisë, e ka quajtur Sorosin “Führer liberal”, dhe ka shkruar se Evropa është “dhoma e gazit” e Sorosit me “gaz helmues” që rrjedh nga kapsula e shoqërisë së hapur multikulturore.

Komiteti Hebre Amerikan në Evropën Qendrore ka dënuar komentet për Sorosin, i cili ka lindur në Hungari dhe është i mbijetuar i Holokaustit, duke i konsideruar ato “të tmerrshme”.

“Një injorancë e tillë e historisë dhe zvogëlimi i Holokaustit duhet të kritikohen”, ka thënë organizata.

Në artikullin, që është adresuar mospajtimi me Brukselin rreth buxhetit të Bashkimit Evropian, Demeter i ka përshkruar Hungarinë dhe Poloninë si “hebrenjtë e rinj”.

“Gazi helmues rrjedh nga kapsula e një shoqërie të hapur me shumë kultura, i cili është vdekjeprurës për mënyrën evropiane të jetesës, dhe ne, kombet e Evropës, përpiqemi që të luftojmë për frymëmarrjet e fundit duke u ngjitur mbi njëri-tjetrin”, ka shkruar ai.

Demeter është Komisionar Ministror Hungarez, i emëruar nga kryeministri Viktor Orban, i cili vazhdimisht ka kritikuar Sorosin për ndarje të fondeve në çështje liberale.

Orban akuzon Sorosin se dëshiron të mbushë kontinentin me emigrantë myslimanë dhe të dëmtojë identitetin kombëtar.

Hungaria dhe Polonia janë duke zhvilluar negociata rreth buxhetit të BE-së për shkak të një mekanizmi të ri për sundim të ligjit.

Të dyja shtetet janë duke u hetuar nga blloku evropian për dëmtim të pavarësisë së gjyqësorit, mediave dhe organizatave joqeveritare, andaj ato rrezikojnë që të humbin qasje në fondet e BE-së lidhur me këtë mekanizëm.

Deklarata e Demeterit është dënuar edhe nga Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit.

“Jo vetëm në Hungari, të mbijetuarit e Holokaustit janë tmerruar dhe neveritur nga ky agjitacion i urryer“, ka thënë nënpresidenti ekzekutiv, Christoph Heubner.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...