Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Opozitarët në Armeni protestojnë kundër kryeministrit Pashinyan

artitë opozitare në Armeni filluan protestë për dorëheqjen e qeverisë për shkak se ka nënshkruar marrëveshjen që i dha fund konfliktit mes Azerbajxhanit dhe Armenisë në Malësinë e Karabakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Liria” në kryeqytetin Jerevan të Armenisë. Protestuesit kërkuan që qeveria të japë dorëheqje duke kundërshtuar kryeministrin Nikol Pashinyan i cili pranoi humbjen nga Azerbajxhani në Malësinë e Karabakut.

Herë-herë u shënuan përleshje mes policisë edhe protestuesve të cilët brohoritën me sloganet “Pashinyan tradhtar” dhe “Pashinyan largohu”.

Theksohet se disa nga protestuesit u arrestuan nga policia, ku në mesin e të arrestuarve është edhe kryetari i Partisë opozitare “Armenia e begattë” Gagik Tsarukyan dhe përfaqësues të partive të tjera opozitare.

Gjithashtu bëhet e ditur se në shërbimin e sigurisë kombëtare është thirrur edhe ish-kryeministri armen, Serzh Sargsyan.

Opozitarët formojnë Komitetin e Çlirimit Kombëtar

Përfaqësuesi i Këshillit të Lartë “Dashnaktsutyun” opozitar kundër qeverisë, İshhan Sagatelyan në një fjalim në protestë njoftoi se kanë formuar Komitetin e Çlirimit Kombëtar.

Ai tha se kjo është mbështetur edhe nga disa parti politike që ndodhen në parlament.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...