Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Organizatat qytetare dhanë kontribut të veçantë në luftën me Kovid-19, mbeten partner i fuqishëm i qeverisë

Shkup, 17 tetor – Me punëtori kreative dhe mbi tridhjetë ngjarje sot në parkun e qytetit në Shkup me rastin e “Ditës së organizatave qytetare” të organizuar nga Civika Mobilitas, vizitorët kanë pasur mundësinë të informohen për këto organizata qytetare dhe aktivitetet e tyre, të artikulojnë ide dhe të planifikojnë aksione të përbashkëta shoqërore.

Programi i festivalit është i larmishëm, ndërsa sivjet është në drejtim të kontributit që organizata qytetare e dhanë në luftën me Kovid-19.

Festivali përkon me Ditën botërore të luftës kundër varfërisë, prandaj disa organizata organizojnë edhe mbledhjen e artikujve ushqimor dhe veshmbathjes që do të dhurohen.

Sipas ministres së Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska e cila sot ka marrë pjesë në debatin e festivalit, organizatat qytetare mbeten partner i fuqishëm i qeverisë në sjelljen e vendimeve të rëndësishme. Kjo, si[ tha ka qenë kështu edhe në periudhën e kaluar kur janë sjellë masa për përballje me krizën shëndetësore dhe sociale të shkaktuar nga Kovid-19.

“Organizatat qytetare dhe partnerët shpejtë riorganizohen me paraqitjen e pandemisë. Gjatë gjithë periudhës së kaluar me organizatat qytetare dhe inspektoratet kemi pasur koordinim të suksesshëm dhe kjo ka kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Behët balancë mes mbrojtjes së shëndetit dhe rrjedhjes së proceseve tjera si ekonomia, arsimi dhe procese tjera”, ka thënë Carovska.

Ministrja ka ftuar organizatat qytetare të përfshihen në krijimin dhe mbështetjen e proceseve reformuese për arsim cilësor.

Në festivalin fjalim ka pasur edhe ambasadorja e Zvicrës, Sibil Suter Tehada e cila ka thënë se festivali sivjet është në drejtim të kontributit që organizata qytetare e kanë dhënë në luftën kundër Kovid-19 dhe është shumë me rëndësi të tregohet solidaritet.

“Sivjet festivali është i përkushtuar në shënimin e kontributit të organizatave të shoqërisë qytetare në luftën kundër Kovid-19, poashtu të kujtojmë në gjithë ata të cilët e humbën jetën nga koronavirusi por edhe të tregojmë se Organizatat e shoqërisë qytetare do të vazhdojnë me punën e tyre të rregullt dhe do të përmbahen në prioritetet e programeve të tyre”, tha ambasadorja.

Më me rëndësi sipas saj është se e mundur është për organizimin e shoqërisë qytetare të futen në komunikim direkt me qytetarët të zgjerojnë anëtarësimin e tyre dhe të rrisin mbështetjen e punës së tyre.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...