Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Osmani – Bërnz: Do të thellohet partneriteti strategjik mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut

Shkup, 3 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kejt Mari Bërnz.

“Mbetemi të përkushtuar në thellimin e partneritetit strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut, si një nga prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme, tanimë e zgjeruar edhe me partneritetin në Aleancën veriatlantike”, tha Osmani, duke shprehur mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fortë të SHBA-së për arritjen e qëllimeve euroatlantike të vendit tonë.

Ministri Osmani iu referua zgjedhjeve të drejta dhe demokratike të zhvilluara me sukses, duke theksuar se Qeveria që nga dita e parë do të vazhdojë me proceset e reformave dhe realizimin e prioriteteve të përcaktuara.

“Anëtarësimi në NATO nuk është vetëm një vlerësim i asaj që tashmë është arritur, por është gjithashtu një shtysë e fortë për transformimin e thellë të mëtejshëm të shoqërisë, në pritje të fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani, duke potencuar vendin si një partner të fuqishëm dhe të sinqertë të SHBA-së në rajon.

Ambasadorja Bërnz ia uroi ministrit Osmani marrjen e detyrës së re dhe i dëshiroi suksese në punën e tij, duke riafirmuar mbështetjen e fuqishme të Qeverisë amerikane për vazhdimin e agjendës sonë të reformave dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve, të përforcuara edhe përmes lidhshmërisë në kuadër të Aleancës së NATO-s.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...