Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Osmani e Gashi dënohen me nga tre vjet burgim për shpërdorim të Fondit të 3-përqindëshit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë Naser Osmanin e Atdhe Gashin dhe u ka shqiptuar dënim me burgim prej tre vjetësh për secilin, të cilin duhet ta mbajnë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Sipas njoftimit të Gjykatës, të akuzuarit në emër të dëmit të shkaktuar, në mënyrë solidare, shumën prej 154, 132.47 euro duhet ta kthejnë në buxhetin e Republikës se Kosovës. Bëhet fjalë për shpërdorim të Fondit të njohur si “3-përqindëshi”, i cili mblidhej gjatë viteve ’90, kryesisht në vendet perëndimore ku jetonin kosovarët.

Pjesë e aktakuzës është edhe Bujar Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, por për shkak të gjendjes shëndetësore të tij, gjykata e ka veçuar procesin ndaj tij.

“Të akuzuarit N. O. dhe A. G. së bashku me të akuzuarin B. B. për të cilin është veçuar procedura, në vazhdimësi, përgjatë periudhës kohore 2006 deri në vitin 2015, në bashkëkryerje, me qëllim për t’i sjellë vetës apo tjetrit dobi pasurore të kundërligjshme kishin përvetësuar pasurinë e luajtshme të personave të tjerë, e cila iu është besuar atyre, qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera, kontribuues në fondin e themeluar atëbotë për financim të strukturave të Qeverisë se Kosovës në ekzil, shuma këto prej minimumi 3% të të hyrave të tyre personale mujore, ashtu që kishin tërhequr shumën prej 154, 132.47 euro, në kesh dhe nuk kishin arsyetuar dhe dëshmuar qëllimin e tërheqjes së kësaj shume”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Naser Osmani ishte në disa raste deputet nga radhët e LDK-së dhe për një kohë edhe zv.ministër. Atdhe Gashi ishte bashkëpunëtor i Bukoshit.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...