Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Osmani i përgjigjet Mickoskit: Nuk ka marrëveshje të dytë me Bullgarinë, por forcim të komunikimit

Shkup, 14 tetor – Zhurnal.mk – Pasi mbrëmë në emisionin “Samo Vistina” në Kanal 5, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pohoi se gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në Bullgari, nga ai është kërkuar ridefinim të kombit maqedonas dhe të nënshkruhet një marrëveshje e re e ngjashme si ajo e Prespës me ndryshime Kushtetuese, ku do të ridefinohet kombi dhe gjuha maqedonase nga 1945 e këndej, e kinse para këtij viti kemi qenë diçka tjetër, sot me përgjigje doli vet ministri Bujar Osmani, informon Zhurnal.

Shefi i diplomacisë Bujar Osmani sqaron vizitën e tij në Bullgari ku u takua me kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov dhe me homologen e tij bullgare, Katerina Zaharieva.

Osmani shprehet se marrdhëniet me Bullgarinë janë të shkëlqyera dhe se po zbatohen çështjet që kanë dalë nga marrëveshja për fqinjësi të mirë.

Osmani thotë se vizita e tij në Bullgari ka qenë pozitive sepse janë hapur të gjitha çështjet, është përforcuar komunikimi i ndërsjellë por më e rëndësishmja, siç thotë Osmani, riafirmohet dëshira e përbashkët dhe interesi për perspektivë evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Rreth marrdhënieve me Bullgarinë dhe vizitës sime, dua të theksoj se nuk ka marrëveshje të re, por ka përforcim të komunikimit të përbashkët në më tepër nivele. Më tej, hapur kemi biseduar për të gjitha çështjet të cilat dalin nga marrëveshja për fqinjësi, i ndërmarim të gjitha hapat që t’u sigurojmë komisioneve punë pa pengesa, për çka dërguam faleminderim për rezultatin e tyre të arritur deri tani si dhe frymëzim për intensifikimin e punës së tyre. Komisioni i ekspertëve nesër dhe pasnesër do të mbajë takim në Shkup, që paraqet edhe një hap tjetër drejt përmbushjes së obligimeve nga marrëveshja.

E dyta, vizita në Bullgari ishte pozitive, sepse u hapën të gjitha çështjet, u përforcua komunikimi i ndërsjellë, por më e rëndësishmja, është riafirmuar dëshira e përbashkët dhe interesi për perspektivë evropaine të Maqedonisë së Veriut. Këtë haptazi e theksova në Sofje, ndërsa e konfirmuan dhe kryeministri Bojko Borisov dhe shefja e diplomacisë Ekaterina Zaharieva.

Në fund, më lejoni të bëj thirrje për seriozitet dhe pjekuri politike. Marrdhëniet me fqinjët nuk regullohen me plasimin e informatave të përditshme në opinion, e aq më pak me spekulime apo deklarata tendencioze të cilat kanë për qëllim të nxehin atmosferën. Perspektiva evropiane është sfidë për vendin tonë, dhe jo vetëm i Qeverisë, dhe paraqet obligim për gjithë ne”, është deklaruar Osmani në përgjigjen ndaj Mickoskit.

Ndryshe, së fundmi janë paraqitur disa probleme rreth identitetit dhe gjuhës maqedonase. Për këto, Bullgaria thotë se maqedonasit janë popull i formuar që nga viti 1944 dhe të njejtit i ka krijuar Tito. Sipas Bullgarisë, maqedonasit kanë pjeardhjen nga Bullgaria.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...