Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Osmani: Jo vetëm Holanda por të gjitha vendet e BE-së na mbështesin përpos Bullgarisë

Shkup, 4 dhjetor – Zhurnal.mk – Shefi i diplomacisë Bujar Osmani sot para gazetarëve pohoi se Maqedonia e Veriut ka mbështetje jo vetëm nga Holanda por nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, ndërsa ngelet vetëm të zgjidhet çështja me Bullgarinë, informon Zhurnal.

Ai këtë e potencoi pasi nga një media bullgare u tha se Danimarka dhe Holanda mbështesin veton bullgare ndaj Maqedonisë.

Osmani tha se madje edhe nga Ambasada holandeze ka patur reagim ku kjo gjë është demantuar kategorikisht.

“Ministri holandez për punë të jashtme qartë ka shprehur mbështetjen e Holandës për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut, duke konstatuar progresin e vendit dhe në pjesën e tejkalimit të dallimeve edhe në pjesën e rrugës reformuese”, tha Osmani.

I pyetur për punën e komisioneve për çështje historike mes RMV-së dhe Bullgarisë, Osmani tha se sot është dita e dytë me radhë që po mblidhen të bisedojnë, por për më tepër informata duhet të pritet fundi i ditës.

Sa i përket Buçkovskit, ai tha se propozimi për emërimin e tij ka qenë e MPJ-së, në koordinim me kryeministrin, e me qëllim të shtohen mekanizma shtesë në kthimin e besimit dhe krijimit të parashikimeve në implementimin e marrëveshjes, në kushte kur nuk kemi ambasador në Sofje.

“Mendoj se roli i një ure të tillë lidhëse të komunikimit, nga profili i një ish kryeministri do të jep mesazh se jemi seriozisht të përkushtuar në marrdhëniet bilaterale dhe implementimin e marrëveshjes. Por, mendoj se do të jetë edhe një mundësi e mirë për intensifikimin e komunikimit”, deklaroi Osmani.

Ai tha se po bëhen organizime për shkuarjen e tij në Sofje dhe javën e ardhshme mund t’i ketë takimet e para.

Osmani thotë se Buçkovski do të punojë nën instruksione dhe në korniza të MPJ-së dhe Qeverisë, ndërsa organizimet për vizitat e tij dhe takimet i bën ministria në koordinim me të.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...