Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Osmani: Vuçiq ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklarimeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Turqia duhet të bëjë presion ndaj Kosovës, në mënyrë që kjo e fundit të mos e hapë ambasadën e saj në Jerusalem, pas vendimit për njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Osmani në një postim në Twitter ka akuzuar Vuçiq se iu deshën pak më shumë se 24 orë për ta shkelur marrëveshjen për ndaljen e fushatës për çnjohje.

“Vuçiqit iu deshën pak më shumë se 24 orë për të shkelur pikën 15 të angazhimit që ai nënshkroi në D.C., e cila u kërkon atyre të ndërpresin fushatën e mosnjohjes dhe të përmbahen nga kërkesa zyrtare ose jozyrtare nga të tjerët që të mos e njohin Kosovën. Kaq tipike për Serbinë”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, Vuçiq në një konferencë për media pas takimit në Bruksel ka thënë se “të shohim se çfarë do t’i thotë Erdogani Hashim Thaçit dhe Avdullah Hotit”.

“Shumë mirë nëse Kosova e pranon Izraelin, por së pari Izraeli duhet ta pranojë Kosovën, e atëherë Kosova ta bëjë punën e saj. Ta shohim se çfarë do t’i thotë Erdogani Hashim Thaçit e Avdullah Hotit”, ka thënë ai.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...