Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Osmani – Zaharieva: Të intensifikohet dialogu politik në të gjitha nivelet

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi bisedë telefonike me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Ministrja Zaharieva, siç njofton MPJ, ia uroi funksionin e ministrit të Punëve të Jashtme, Osmanit dhe i uroi sukses në kryerjen e detyrës.

Të dy ministrat u dakorduan rreth nevojës për të intensifikuar dialogun politik në më shumë nivele gjatë periudhës së ardhshme.

“Ministri Osmani potencoi rëndësinë që Maqedonia e Veriut ia kushton thellimit të marrëdhënieve miqësore me Bullgarinë fqinje, me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve, për dinamikën rajonale të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe proceset eurointegruese”, theksohet në komunikatën e MPJ-së.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...