Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Pacientët e dyshuar për Covid marrin oksigjen në makina e ambulanca, shikoni pamjet nga spitali italian, nuk përballon dot më fluksin e të infektuarve

Situata në spitalet italiane nuk është aspak e mirë. Pamjet që shikoni në këto foto dhe video vijnë nga Napoli, ku mediat thonë se personave të dyshuar për koronavirus, që kanë nevojë për oksigjen, lihen në makinat e tyre jashtë godinës, dhe aty u ofrohet aparati i oksigjenit, pasi ambientet e spitalit janë të mbingarkuara me pacientë të konfirmuar pozitivë me koronavirus.

Një radhë makinash dhe ambulancash shihet jashtë Spitalit Cotugno, që tashmë e ka të pamundur të përballojë fluksin e rasteve të reja me COVID-19.

Personeli shëndetësor në qytetin e tretë më të madh të vendit vizituan qytetarët që prisnin në radhë në automjetet e tyre jashtë spitalit dhe siguruan rezerva oksigjeni për ata me vështirësi në frymëmarrje.

Antonio Abenante, një banor i Campania, tha se ishte i shqetësuar pasi nuk ishte në gjendje të merrte informacion në lidhje me gjendjen e babait të tij.

“Ne kërkuam një mjek dhe ai na tha që të gjithë kolegët në pavion janë në izolim sepse janë të infektuar me COVID-19, dhe ky ishte mjeku roje, por ai nuk dinte asgjë”.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...