Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Pacolli i reagon Haradinaj-Stubllës: Nuk ke bërë asnjë përpjekje që Kosova të përfaqësohet me simbole shtetërore

Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli ka reaguar ndaj ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stubulla, pasi që kjo e fundit në një postim ka kërkuar nga të gjitha insitutcionet që të mos pranojnë të përfaqësohen pa simbole shtetërore.

Pacolli ka thënë se ministrja Haradinaj-Stubulla që nga dita kur e ka marrë postin nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore.

“Por, sot Ministres se ç’i paska shkrepur në mendje se shteti po u dashka të përfaqësohet me fjalën Republikë e simbole shtetërore. Eh, po mos e merrni seriozisht se kështu e ka kjo me të shkrepura. Nesër, Ministrja me tru peshku harron çfarë ka thënë e çfarë ka bërë”, ka shkruar Pacolli.

Postimi i plotë:

SIMBOLET, SHTETI DHE MINISTRJA ME TRU PESHKU

Është interesant me këtë sojin e ministrave që kemi. Harrojnë shumë shpejtë atë që bëjnë dhe atë që thonë. Ministrja me tru peshku paska harruar se nga dita e parë që kur ka marr postin e deri më dje nuk ka bërë as edhe një përpjekje të vetme që shteti i Kosovës të përfaqësohet me fjalën Republikë dhe me simbolet shtetërore.

Ministrja kishte një rast shumë të mirë për të cilën ne ia mundësuam por ajo ka refuzuar ta shfrytëzoj. Si udhëheqëse e Komisionit të Përhershëm të organizatës rajonale South-East European Cooperation Process në takimin e qershorit të këtij viti, gjatë kryesimit të Kosovës, në të gjitha dokumentet, përkundër kundërshtimeve nga disa shtete mosnjohëse, kam vendosur fjalën REPUBLIKË dhe SIMBOLET SHTETËRORE dhe me konsensus të plotë këto dokumente janë votuar nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse. E njëjta është përsëritur nga kryetarja e Kuvendit edhe në nivelin e Kryetarëve të Parlamenteve. Por, ndryshe nga ne ka vepruar Ministrja me tru peshku. Ajo NUK ka përfshirë fjalën REPUBLIKË e as SIMBOLET SHTETËRORE në asnjë dokument që kishte përgatitur si nikoqire e takimit.

Por, sot Ministres se ç’i paska shkrepur në mendje se shteti po u dashka të përfaqësohet me fjalën Republikë e simbole shtetërore. Eh, po mos e merrni seriozisht se kështu e ka kjo me të shkrepura. Nesër, Ministrja me tru peshku harron çfarë ka thënë e çfarë ka bërë.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...