Shkup, 9 nëntor, zhurnal.mk – Drejtoria e të Ardhurave Publike për kthimin e TVSH-së qytetarëve nga masa Vikend pa TVSH, nga nesër do të kryhet pagesa, transmeton Zhurnal.
Në llogaritë të atyre që kanë skanuar llogari fiskale dhe kanë bërë blerje në Vikendin pa TVSH, do të paguhen 66 milion denarë.
Nga DAP për MIA-n informojnë se paratë e qytetarëve do të kthehen për dy ditë, gjegjësisht kthimin nga TVSH do ta marrin nesër ose pasnesër në llogaritë e tyre.
Masa Vikend pa TVSH është pjesë e pakos së katërt antikrizë që është në vlerë prej 470 milion euro, ndërsa qëllimi është të kontribuoj për uljen e efekteve nga kovid-kriza dbhe të mbështeten qytetarët dhe ekonomia. Është realizuar më 10.11.12 tetor të këtij viti dhe ka parashikuar kthim të vlerës së tërë nga TVSH për blerje të prodhimeve maqedonase, si dhe pajisje kompjuterike.