Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Palmer: SHBA-ja është e kënaqur me dialogun Kosovë-Serbi

Uashingtoni është shumë i kënaqur me atë që po ndodh në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit, ka thënë zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, njëherësh Përfaqësues i Posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Ai i bëri komentet gjatë një vizite në Mostar të Bosnje dhe Hercegovinës.

Palmer nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, rreth pikëpamjeve të ndryshme brenda Bosnjës për marrëveshjen Kosovë-Serbi në Uashington , si dhe dy propozimeve, atë për të zhvendosur ambasadën e Bosnjës në Jerusalem si dhe për të shqyrtuar njohjen e Kosovës.”Sot, unë jam në Mostar për të diskutuar se çfarë po ndodh këtu. Shtetet e Bashkuara janë me të vërtetë shumë të lumtura për bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë dhe Uashingtoni është shumë i kënaqur me rezultatet e atyre bisedimeve dhe marrëveshjeve që janë arritur”, tha Palmer.

Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

Në bazë të dokumenteve të nënshkruara Serbia ka rënë dakord për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, dhe Kosova të vendos marrëdhënie diplomatike me këtë shtet. Autoritetet e Kosovës kanë thënë se po ashtu do të hapin ambasadën në Jerusalem.

Disa ditë pas arritjes së marrëveshjes, anëtarët e presidencës trepalëshe në Bosnje, propozuan që edhe ky vend të zhvendosë ambasadën në Jerusalem si dhe të shqyrtohet çështja e njohjes së Kosovës.Kërkesa për të shqyrtuar njohjen e Kosovës është bërë nga anëtari i presidencës, Zhelko Komshiç dhe tjetra për zhvendosjen e ambasadës nga anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik.

Këto kërkesa do të shqyrtohen në dy seanca të jashtëzakonshme të presidencës trepalëshe të Bosnjës më 17 shtator.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...